Sport
Milani me mungesa përballë Cagliarit, formacionet e mundshme
Demokracia
15:39 | 18 Janar 2021

Share:

Milani sonte me fillim nga ora 20:45 do të ballafaqohet me Cagliarin, në kuadër të xhiros së 18 të Serie-A.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli gjindet nën presionin e fitores sidomos pas suksesit të Interit ndaj Juventusit me rezultat 2-0 të dielën, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat nga Milani deri më tani kanë mbledhur nga 40 pikë dhe ndajnë dy vendet e para, por që “Rossonerët” luajnë sonte ndaj Cagliarit dhe e kanë mundësinë për të krijuar epërsinë prej tri pikëve.

Pioli nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e Rafael Leaos, i cili është i suspenduar për shkak të kartonëve si dhe të padisponueshëm janë Bennacer, Gabbia, Krunic, Rebic, Hernandez dhe Calhanoglu.

Këto janë formacionet e mundshme:

Cagliari (4-2-3-1): Cragno; Zappa, Godin, Walukieëicz, Lykogiannis; Marin, Nainggolan; Ounas, Joao Pedro, Sottil; Simeone.

AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Tonali, Kessié; Castillejo, Diaz, Hauge; Ibrahimovic.

Të ngjashme