Sport
Milani lë prapa barazimin me Juventusin, fiton pastër kundër Venezias
Demokracia
22:44 | 22 Shtator 2021

Share:

Milani është rikthyer te fitorja vetëm një xhiro pas barazimit me Juventusin.

“Rossonerët” regjistruan fitore me rezultat të pastër 2-0 kundër Venezias në “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Në një duel të dominuar totalisht nga “kuqezinjtë”, mjaftuan vetëm dy gola për pikët e plota që e rikthejnë Milanin në vendin e dytë.

Për epërsinë e parë të Milanit është dashur të pritej minuta e 68-të që Ibrahim Diaz ta dërgonte topin në kuadrat.

Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, mbrojtësi anësor Hernandez me golin e dytë “vulosi” fitoren e Milanit para shikuesve të vetë.

Milani është në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal, Interi.

Venezia pozicionohet në vendin e 18-të me vetëm tri pikë të tubuara. /Demokracia.com

Të ngjashme