Sport
Milani ka vendosur që ta transferojë përfundimisht Walker nga Man City
Demokracia
19:19 | 18 Prill 2025

Share:

Të gjitha shenjat vënë në dukje se Kyle Walker do të largohet përfundimisht nga Manchester City dhe do t’i bashkohet Milanit në verë. 

Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Milani ka vendosur që ta blejë kartonin e Ëalker. 

Anglezi ka shpenzuar pjesën e dytë të sezonit si huazim në Itali, me gjigantin italian që është i bindur për ta bërë këtë lëvizje. 

Gazzetta ka raportuar se Walker do të jetë pjesë e ekipit të Milanit sezonin e ardhshëm. 

City ka përfshirë një opsion blerje prej 5 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të huazimit, duke marrë parasysh se kontrata e tij me ‘Qytetarët’ skadon vitin e ardhshëm. 

Javën e kaluar, Fabrizio Romano konfirmoi se City do ta zëvendësojë Ëalkerin duke transferuar një mbrojtës të djathtë të ri këtë verë. 

Raporti gjithashtu shton se do të ketë largime nga ‘Rossonerët’ në fund të sezonit, me klubin që është i hapur të dëgjojë ofertat për Theo Hernandez. 

Walker momentalisht po rikuperohet nga një bërryl i thyer, lëndim me të cilin është diagnostifikuar më herët gjatë këtij muaji.

Të ngjashme