Sport
Milani ia sheh sherrin vetes, eliminohet nga Liga e Kampionëve
Demokracia
21:19 | 18 Shkurt 2025

Share:

Milani ka barazuar 1:1 me Feyenoordin në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.

Kuq e Zinjtë po fitonin 1:0 falë golit të Santiago Gimenezit në minutën e parë të takimit, dhe po e dominonin takimin.

Sidoqoftë, një karton i dytë i verdhë nga Theo Hernandezi në minutën e 53-të të ndeshjes, i kushtoi gjigantit italian.

Njëzet minuta më vonë, skuadra nga Roterdami barazoi përmes Julian Carranzës, dhe kështu u mbyll takimi.

Mbrojtësi i Feyenoordit, Givairo Read, u ndëshkua me karton direkt të kuq pas takimit.

Të ngjashme