Milani është pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi barazoi me Porton në shtëpi.
“Rossonerët” nuk morën më shumë se një barazim 1-1 me skuadrën e Portos në takimin e vlefshëm për Grupin B, shkruan Demokracia.com.
Tek në minutën e gjashtë u vështirësuan gjërat për vendasit kur Diaz kaloi Porton në avantazh.
“Kuqezinjtë” gjetën barazimin në minutën e 61-të kur Mbemba realizoi gabimisht në portën e tij.
Kësisoj, Milani me këtë barazim ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe renditet në pozitën e fundit.
Ndërsa, Porto ndodhet në vendin e dytë me pesë pikë. /Demokracia.com