Sport
Milani i shpëton humbjes në çastet e fundit nga Udinese
Demokracia
22:46 | 03 Mars 2021

Share:

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së.

“Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë të Udineses në “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të në Serie A u mbyll me rezultat baras 1:1.

Becao në minutën e 68-të shënoi për mysafirët, kurse Kessie në minutën e 97-të barazoi nga pika e bardhë.

Pas 25 ndeshjeve, Milani ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 53 pikë.

Kurse, Udinese në vendin e 11-të me 29 sosh. /Demokracia.com

 

Të ngjashme