Sport
Milani gjunjëzohet para Interit, lufta për titull në duart e zikaltërve
Demokracia
17:00 | 21 Shkurt 2021

Share:

Ka përfunduar me fitoren e thellë të Interit prej 3-0 kundër Milanit derbi i njohur si “Madoninna” i zhvilluar të dielën në “San Siro”.

“Nëroazzurrët” treguan një lojë bindëse duke ndaj “Rossonerëve” dhe në fund siguruan tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit.

Lautaro Martinez e kaloi Interin në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ky ishte njëherit edhe rezultati i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë skuadra e Antonio Contes realizoi edhe dy herë. Së pari Martinez regjistroi golin e dytë personal dhe më pastaj edhe Romelu Lukaku i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 66’ për të vulosur fitoren e Interit.

Këto tre pikë e çojnë Interin në kuotën e 53 pikëve, katër më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë me 49 pikë.

Të ngjashme