Sport
Milani fiton ndaj Spezias, Maldini në qendër të vëmendjes
Demokracia
17:11 | 25 Shtator 2021

Share:

Milani ka fituar në fund ndaj Spezias me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit ka marrë edhe një fitore të radhës në kampionat, duke shkuar në gjashtë ndeshje pa humbje, duke pasur pesë fitore dhe një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barbartë, por me Milanin që kishte më shumë menaxhimin e topit.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm dhe portat mbetet të paprekura në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, Milani ishte skuadër më të mirë, rrezikoi më shumë dhe arriti t’i shënoj dy gola, kundrejt një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 48-të dhe ishte djali i legjendës Paolo Maldini, Daniele, i cili shënoi me kokë për 0-1.

Vendasit e Spezias arritën të kthen në lojë në minutën e 80-të duke barazuar 1-1 me anë të Daniele Verdes dhe duke ia rrezikuar fitoren Milanit.

Megjithatë, ashtu nuk mendoi edhe Brahim Diaz, i cili në minutën e 88-të arriti të shënojë për 1-2 dhe ky doli të ishte goli i fitores për kuqezinjtë.

Me këtë fitore, Milani e sheh veten në pozitën e parë me 16 pikë, ndërsa Spezia zë vendin e 17-të me katër pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë të Atalanta, ndërsa Spezia luan në udhëtim te Verona. /Demokracia.com

Të ngjashme