Bologna është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 ndaj Empolit.
Vendasit, ndonëse kishin epërsinë prej 3-0 nga ndeshja e parë, atë e thelluan në minutën e 7-të ku Fabbian shënoi për 1-0.
Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 33-të me anë të Kovalenkos, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa në minutën e 86 të ballafaqimit, vendasit shënuan golin e fitores me anë të Dallingas, ku rezultati i përgjithshëm ishte 5-1.
Në finale, Bologna do të përballet me Milanin, i cili dje e mposhti Interin me rezultat të thellë prej 0-3.