Mesfushori i Real Madridit, Lucas Vazquez është lojtari i dëshiruar nga dy skuadrat italiane Milan dhe Napoli, transmeton Demokracia.com
Vazquez që është në prag të lamtumirës nga real Madridi, ka ngjallur interesim të madh në Serie A dhe sipas mediave italiane ai do të jetë pjesë e kampionatit italian por dilema mbetet cilën fanellë do ta veshë.
Sipas Cadena Cope, rinovimi me Los Blancos është shumë larg dhe lojtari mund të transferohet në Itali në fund të sezonit.
Për të interesohet Milan, që do të duhet të mposhte konkurrencën e Napolit. /Demokracia.com