Sport
Milani dhe Napoli “diskutojnë” pikët e plota në derbin e javës, formacionet zyrtare
Demokracia
19:37 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Milani dhe Napoli e zhvillojnë sonte derbin e javës së 18-të në Serie A.

Stadiumi “San Siro” pritet të jetë i stërmbushur për të ndjekur nga afër duelin kryesor të xhiros ndërmjet dy skuadrave që duan titullin e kampionit, shkruan Demokracia.com.

Fitorja në këtë përballje është e domosdoshme për dy ekipet që duan ta ruajnë hapin me Interin lider.

Duke parë rëndësinë e duelit, dy trajnerët e skuadrave kanë vendosur për përbërjet më të mira të mundshme.

Amir Rrahmani, mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të jetë në fushë nga minuta e parë për Napolin.

Ndeshja midis Milanit dhe Napolit fillon nga ora 20:45.

Formacionet zyrtare:

MILANI: Maignan, Florenzi, Tomori, Romagnoli, Ballo-Toure, Tonali, Kessie, Messias, Diaz, Kruniq, Ibrahimoviq.

NAPOLI: Ospina, Malcuit, Rrahmani, Jesus, Di Lorenzo, Demme, Anguissa, Lozano, Zielinski, Elmas, Petagna. /Demokracia.com/

Të ngjashme