Sport
Milani dështon sërish, barazon në udhëtim te Torino dhe rrezikon lidershipin
Demokracia
22:41 | 10 Prill 2022

Share:

Pas barazimit me Bolognën (0:0), Milani ka marrë një tjetër barazim pa gola në Serie A, në kuadër të javës së 32-të kampionale.

“Rossonerët” kësaj radhe u ndalën në udhëtim te Torino, shkruan Demokracia.com.

Përkundër iniciativës dhe dominimit në këtë përballje, “kuqezinjtë” nuk arritën më shumë se një pikë.

Vendasit u treguan të rrezikshëm në disa situata, por edhe ata nuk e arritën cakun e dëshiruar.

Vlen të përmendet fakti se mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha u paraqitën për 90 minuta për skuadrën vendase.

Milani me këtë barazim mbetet lider me 68 pikë, por tani ka vetëm dy pikë më pak se Interi që ka një ndeshje më pak.

Torino në anën tjetër ka 39 pikë në pozitën e 11-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme