Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Romës në Serie A, shkruan Demokracia.com.
“Rossonerët” janë në avantazh 1:0 kundër ekipit nga kryeqendra italiane pas 45 minutave të para të zhvilluara në stadiumin “San Siro”.
Kalulu ishte autori i golit të parë në fraksionin e parë të lojës në minutën e 30-të.
Sfida ndërmjet Milanit dhe Romës është në kuadër të xhiros së 17-të kampionale në elitën e futbollit italian./Demokracia.com/