Sport
Milan – Porto dhe Real Madrid – Shakhtar Donetsk: Formacionet zyrtare
Demokracia
17:46 | 03 Nëntor 2021

Share:

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte me ndeshjet e fundit të xhiros së katërt në fazën e grupeve.

Dy sfidat hapëse të mbrëmjes zhvillohen në Milano e Madrid, shkruan Demokracia.com.

Milani do ta kërkojë fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve kundër Portos në “San Siro”.

“Rossonerët” nuk dinë për fitore e barazim në tri takimet e para të Grupit B. Ndërsa portugezët synojnë të befasojnë sërish “kuqezinjtë” sikurse në Portugali.

Formacionet zyrtare:

Milan: Tatarusanu, Calabria, Bennacer, Tonali, Giroud, Brahim Diaz, Romagnoli, Leao, Hernandez, Tomori, Saelemaekers

Porto: Costa, Pepe, Diaz, Uribe, Taremi, Zaidu, Mbemba, Joao Mario, Otavio, Oliveira, Evanilson.

Dueli tjetër është ajo që zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me Real Madridin “zot shtëpie” kundër Shakhtar Donetskut.

“Mbretërit” opsion tjetër përveq fitores nuk kanë, pasi në rast të arritjes së triumfit do kishin shtuar shansat shumë për kualifikim në fazën tjetër.

Derisa, Shakhtari në Madrid e ka “trenin e fundit” për kualifikim, ndonëse gjasat janë zbehur dukshëm.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modriq, Casemiro, Vazquez, Vinicius Jr, Mendy

Shakhtar Donetsk: Trubin, Dodo, Marlon, Stepanenko, Maycon, Tete, Mudryk, Patrick, Matvienko, Ismaily, Fernando.

Dy përballjet në fjalë startojnë nga i njëjti orarë, pra 18:45. /Demokracia.com

Të ngjashme