Sport
Milan – Napoli: Rrahmani mungon shkaku i lëndimit, Hysaj luan nga minuta e parë
Demokracia
20:04 | 14 Mars 2021

Share:

Kryendeshja e javës së 27-të në kampionatin elitar italian do të luhet sonte në “San Siro”.

Milani është nikoqir i Napolit në një ndeshje që premton spektakël, shkruan Demokracia.com.

Trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare, teksa te Napoli mungon Amir Rrahmani shkaku i lëndimit, kurse Elseid Hysaj luan nga fillimi.

Milan: Donnarumma; Dalot, Gabbia, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessié; Castillejo, Hakan Çalhanoğlu, Krunic; Leao

Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Fabian, Demme, Zielinski, Politano, Mertens, Insigne.

/Demokracia.com

Të ngjashme