Sport
Milan drejt dështimit të transferit të Onanas
Demokracia
07:32 | 24 Gusht 2022

Share:

Bordeaux raportohet se kanë vendosur që mos ta lejojnë largimin e Jean Onana nga Milan në huazim, duke i vendosur Kuqezinjtë në pozitë të vështirë

Klubi milanez janë duke punuar shumë për ta shtuar një mbrojtës të ri në skuadrën e Stefano Piolit para se të përfundojë afati kalimtar i verës javën e ardhshme dhe gjërat po duken të tensionuara teksa po shkojmë drejt fundit të afatit kalimtar. Milan ka pasur disa objektiva dhe tani duhet të shikojnë për alternativa tjera pasi që kjo e fundit ka dështuar.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport dhe gazetari i saj, Luca Bianchin, Bordeaux nuk dëshirojnë që ta huazojnë Onanan në Milan, duke detyruar Kuqezinjtë që ose ta blejnë atë definitivisht ose të kërkojnë mbrojtës të tjerë.

Milan tani duhet të procedojë me emra të tjerë; ideja për të nënshkruar me Raphael Onyedika nuk është më në tavolin, por ata ende janë në garë për Aster Vranckx.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara duhet të punojnë shpejt që t’i zgjidhin problemet me transfere pasi që kohë ka filluar të limitohet.

Të ngjashme