Kanë përfunduar pjesët e para në tri përballjet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Milani avancon minimalisht ndaj Atletico Madridit në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com
“Rossonerët” siguruan avantazhin në minutën e 20-të kur Leao realizoi gol të bukur pas asistimit nga Diaz.
Milani është me një lojtar më pak në fushë, ngase Kessie u ndëshkua me dy karton të verdhë.
Liverpooli në Portugali është gjithashtu në epërsi të dyfishtë 0-2 ndaj Portos.
Golat për “Të Kuqtë” i kanë shënuar Salah në minutën e 18-të dhe Mane në të 45-tën.
Befasia e pjesës së parë ka ndodhur në “Santiago Bernabeu” atje ku skuadra moldave Sheriff Tiraspol gëzon epërsi prej 0-1.
Golin e vetëm e ka shënuar Jakhshibaev në minutën e 25-të duke e heshtuar klubin “mbretëror”. /Demokracia.com