ShowBiz
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher japin tre milionë dollarë për refugjatët ukrainas
Demokracia
09:31 | 04 Mars 2022

Share:

Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher janë zotuar se do të japin tre milionë dollarë donacion për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Çifti i njohur hapi një faqe GoFundMe të enjten me synimin për të mbledhur 30 milionë dollarë për Flexport.org dhe Airbnb.org, dy organizata që janë në mënyrë aktive në terren duke ofruar ndihmë të menjëhershme për ata që kanë më shumë nevojë.

Mila, e cila ka lindur në Chernivtsi, Ukrainë, u shfaq përkrah Ashton në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, ku foli publikisht për herë të parë për konfliktin ‘shkatërrues’ në vendin e saj të lindjes.

“Kam lindur në Chernivtsi, Ukrainë në vitin 1983. Erdha në Amerikë në vitin 1991. Gjithmonë e kam konsideruar veten amerikane”, filloi aktorja 38-vjeçare. “Një amerikan krenare. Më pëlqen gjithçka që ky vend ka bërë për mua dhe familjen time. Por, sot, nuk kam qenë kurrë më krenare që jam ukrainase”.

Ashton shtoi ëmbëlsisht se ai “nuk ka qenë kurrë më krenar që është martuar me një ukrainase”.

Mila vazhdoi: “Ngjarjet që kanë ndodhur në Ukrainë janë shkatërruese. Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit”.

Aktori, 44 vjeç, duartrokiti “trimërinë e njerëzve të vendit ku Mila lindi”, ndërsa theksoi rëndësinë e dhënies së dëshmisë për “nevojat e atyre që kanë zgjedhur sigurinë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk)

Të ngjashme