Lajme
Mikut të Haxhi Avdylit i shpallet e pavlefshme faksimila me titull akademik
Demokracia
13:49 | 02 Korrik 2023

Share:

Komisioni për Licencim i Odës së Mjekëve të Kosovës, ua ka shpallur të pavlefshme faksimilet e 16 mjekëve të cilët i kanë pasur me tituj akademik/shkencor. Ata kanë pasur një afat të caktuar që ta bëjnë dorëzimin e faksimileve të vjetra, për t’u pajisur me të rejat, të cilat mbajnë vetëm titujt specialistik. Në mesin e tyre është edhe drejtori i klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani.

Elshani që udhëheqë këtë klinikë është mik i ngushtë deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdylit, afërsia e të cilëve shihet edhe në rrjetet sociale, ku kanë publikuar foto të ndryshme, raporton Sinjali

Emri i tij dhe të tjerëve që ndodhen në këtë listë do të përcillet te prokurori i OMK, për inicim të procedurës për shkak të mosrespektimit të akteve normative të brendshme të këtij institucioni.

Për shkak të moszbatimit të vendimit, atyre iu janë shpallur të pavlefshme vulat, si dhe janë njoftuar institucionet ku punojnë, si dhe Inspektorati Shëndetësor.

“Shpallen të pavlefshme faksimilet me tituj akademik/shkencor sipas listës së këtij vendimi, bazuar në vendimin e Kuvendit të OMK KO 42/2022 për amandamentimin e akteve normative të OMK, respektivisht miratimin e plotësim-ndryshimit të Rregullores për Regjistrim, Licencim dhe Rilicencim për largimin e titujve Akademik/Shkencor nga faksimilet e lëshuara nga Oda e Mjekëve”, thuhet në pikën 1 të këtij vendimi.

Më poshtë gjeni listën e plotë të mjekëve që nuk respektuan afatin dhe për pasojë faksimilat e tyre u shpallën të pavlefshëm.

Të ngjashme