Lajme
Miku i Rexhep Selimit sqaron çështjen e avokatit të tij: Nuk ndihmoni me spekulime mediale
Demokracia
20:21 | 02 Maj 2023

Share:

Hektor Beqiri, i cili njihet për miqësinë me ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar pas raportimeve mediale se Rexhep Selimi e ka shkarkuar avokatin e tij kryesor David Young.

Miku i Selimit ka thënë se në raport me procesin që po e kalojnë ish-krerët e UÇK-së, më së paku ndihmojnë spekulimet mediale.

Ai ka thënë se është fakt i ditur publik, që avokati kryesor i deritashëm i Rexhep Selimit, David Young, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, nuk ka mundur të vazhdojë ta mbrojë atë në seancat e rregullta gjyqësore në Hagë.

“Një prej çështjeve më të ndjeshme, me të cilën po përballet Kosova është Gjykata Speciale. Në raport me procesin që po e kalojnë ish-krerët e UÇK-së, më së paku ndihmojnë spekulimet mediale. Ndërsa, më së shumti ndihmon maturiteti, përgjegjshmëria dhe i domosdoshëm është edhe njëfarë patriotizmi medial në mbrojtje të vlerave të luftës. Është fakt i ditur publik, që avokati kryesor i deritashëm i Rexhep Selimit, David Young, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, nuk ka mundur të vazhdojë ta mbrojë atë në seancat e rregullta gjyqësore në Hagë, prandaj spekulimet mediale nuk i duhen askujt. Avokati David Young do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, por meqë ai po përballet me probleme shëndetësore dhe në pamundësi që të jetë i rregullt në këtë proces, avokat kryesor për një periudhë të pacaktuar është caktuar Geoffrey Roberts.

Ish-krerët e UÇK-së mjaft po përballen me dezinformata mediale të së kaluarës. Aty, ndër të tjera, ata janë edhe për ta përmbyllur këtë kapitull të padrejtësive, që po e paguajnë me lirinë e tyre, prandaj mos t’ua bëjmë edhe më të rëndë me dezinformata të reja, as atyre dhe as familjarëve të tyre!”, ka shkruar Beqiri.

Dje ndaj këtyre raportimeve ka reaguar edhe vetë bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Selimi, duke thënë se si familje janë të kënaqur me punën e avokatëve

Të ngjashme