Sport
Mikel Arteta flet për gjendjen e Sakas pas lëndimit që pësoi ndaj Ipswich Town
Demokracia
22:22 | 20 Prill 2025

Share:

Mikel Arteta ka dhënë një përditësim sa i përket lëndimit të Bukayo Sakas pasi sulmuesi i Arsenalit u detyrua të largohej i lënduar nga ndeshja ndaj Ipsëich Toën.

Saka sapo u rikthye së fundmi në aksion pas një lëndimi që e la atë jashtë fushave për tre muaj.

Sidoqoftë, ndaj Ipsëichit fokusi kaloi nga festimet në një shqetësim pas ndërhyrjes së rrezikshme të Leif Davis ndaj Sakas, gjë që bëri të ndëshkohet me karton të kuq.

Pasi mori trajtimin nga ekipi mjekësor, Saka ia doli të ngritej në këmbë dhe vazhdoi që të luante.

 

Sidoqoftë, ai nuk mundi të vazhdojë gjatë dhe rreth minutës së 58-të, u zëvendësua nga Ethan Nwaneri.

Sapo u ul në bankën rezervë, kyçi i këmbës së Saka mori tretmanin mjekësor nga stafi i klubit, duke ngritur shqetësime se lëndimi mund të jetë më serioz se sa është menduar fillimisht.

“Ai është i lënduar për shkak të ndërhyrjes, por nuk duket diçka serioze. Nuk e kam parë me xhirim të ngadalësuar, e kam parë me shpejtësi normale dhe imagjinoni, ai i vjen nga mbrapa”.

“Nuk mendoj se është e qëllimshme, por është e rrezikshme masi ai nuk mund të reagojë ndaj çdo gjëje, sepse nuk mund ta shihni që po vjen”, ka thënë Arteta.

Të ngjashme