Lajme
Mike Huckabee konfirmohet si ambasador i ri i ShBA-së në Izrael
Demokracia
17:40 | 10 Prill 2025

Share:

Mike Huckabee, është konfirmuar si ambasadori i ri i ShBA-së në Izrael.

Ish-guvernatori i Arkansas ka qenë prej kohësh një mbështetës i zjarrtë i Izraelit. Ai mbështet fuqishëm vendbanimet hebraike në territoret palestineze, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar – megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.

“Kjo është një ditë e madhe për aleancën izraelito-amerikane”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Senati e mbështeti Huckabee nga 53 në 46, kryesisht përgjatë linjave partiake, me vetëm një demokrat, John Fetterman, që e mbështeti atë.

Megjithatë, shumë demokratë kanë qenë kritikë ndaj deklaratave të tij të mëparshme për luftën e vazhdueshme në Gaza.

Senatori demokrat Jerry Nadler muajin e kaluar tha se Huckabee ishte “mjerisht i papërshtatshëm” për këtë rol.

Huckabee merr postin e tij në një kohë kur ka pak shenja të ndonjë marrëveshjeje për një armëpushim të ri në Gaza dhe kthimin e pengjeve të mbetura, shkruan BBC.

Të ngjashme