Sport
Mijëra tifozë të Frankfurtit vërshojnë rrugëve të Sevillës, s’shihet fundi i tyre
Demokracia
19:00 | 18 Maj 2022

Share:

Tifozët e Eintracht Frankfurtit kanë nisur marshimin e tyre gjigant drejt stadiumit “Ramon Sanchez Pizjuan” në prag të finales së Ligës së Evropës.

Eintracht Frankfurti do të ketë përballë skocezët e Rangers në finalen e madhe të këtij edicioni, përcjell Demokracia.com.

Tifozët gjermaë të veshur në të bardha kanë marshuar drejt stadiumit, në disa pamje ku nuk ju shihet fundi për shkak të numrit të madh të tyre.

“Pushtim” të ngjashëm nga ta kemi parë jo shumë kohë më parë në Barcelonë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Një natë para ndeshjes nuk munguan as përleshjet me tifozët e Rangers në pjesë të ndryshme të qytetit andaluzian.

Ndeshja mes Eintracht Frankfurtit dhe Rangers nis nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme