Sport
Mijëra tifozë ranë pre e një mashtrimi: Panë një lojë të “Play Station”, duke menduar se ishte ndeshje e Kupës së Botës
Demokracia
11:00 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Në disa shtete të drejtat televizive për ndeshjet e Kupës së Botës në Katar nuk ofrohen, si për shembull, në Vietnam. Kështu që tifozët e futbollit nga ky vend ranë pre e një mashtrimi duke shikuar një lojë në videolojën e famshme FIFA23, teksa mendonin se po shikonin një ndeshje të Botërorit të Katarit.

Shumë vietnamezë filluan të shikonin një ndeshje të FIFA23 përmes “Youtube”, por më vonë u tronditën kur kuptuan se nuk ishte një ndeshje e vërtetë e Kupës së Botës në Katar, por vetëm një regjistrim i ndeshjes së FIFA 23.

Gazetarët e “El Nacional” kanë publikuar materiale në të cilat kanë rrëfyer të gjithë mashtrimin, njofton portali Sportsport.ba, transmeton Demokracia.com.


Për ta bërë imazhin virtual më të besueshëm, mashtruesit i dhanë lojës një estetikë të vërtetë duke shtuar fjalët “Live” dhe komente në gjuhën vendase.

Bëhej fjalë konkretisht për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Japonisë, me këta të fundit që fituan 2:1 me përmbysje./Demokracia.com/

Të ngjashme