Lajme
Mijëra qytetarë ukrainas janë të burgosur në Rusi
Demokracia
21:37 | 08 Janar 2024

Share:

Në kolonitë e burgjeve dhe qendrat e paraburgimit në Rusi dhe territoret e pushtuara të Ukrainës, mbahen mijëra qytetarë ukrainas, të cilët janë arrestuar ilegalisht, zbulon shërbimi rus i BBC.

Gazetarët e Shërbimit Rus të BBC- së theksojnë se forcat ushtarake apo të sigurisë ruse kanë nisur arrestimin e ukrainasve për “veprim kundër operacionit special ushtarak”. Në të njëjtën kohë, ukrainasit e arrestuar nuk janë akuzuar apo dënuar zyrtarisht për çështje penale, ndërsa autoritetet i ndalojnë avokatët dhe të afërmit e tyre që t’i vizitojnë ata.

Aktivistët rusë dhe ukrainas për të drejtat e njeriut arritën të identifikonin 30 koloni burgjesh dhe qendrash paraburgimi, nga të cilat vinin informacione për të burgosurit ukrainas.

Sipas avokates ruse Maria Esmond, në shumicën e rasteve që janë bërë të njohura, ushtarakët dhe civilët ukrainas mbahen të ndarë nga të burgosurit e tjerë.

Sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, në nëntor 2023 kishte më shumë se 700 të burgosur ukrainas, ndërsa numri i banorëve të zhdukur në territoret e pushtuara mund të arrijë në 25,000 mijë, nga të cilët një pjesë mund të ishte vrarë ose çuar në Rusi.

Në bazë të përllogaritjeve të programit ukrainas për personat e zhdukur, në total, pa asnjë akuzë, autoritetet ruse kanë arrestuar rreth 7500 persona, nga të cilët është mundur të lokalizohen 200. Ky numër nuk përfshin ukrainasit e transportuar ilegalisht nga Ukraina në Rusi.

Të ngjashme