Lajme
Protestuesit tentojnë të hyjnë në objektin e Qeverisë, Policia ruan zyrën e Kurtit
Demokracia
14:36 | 29 Janar 2022

Share:

Mijëra qytetarë po e kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe aktualisht janë para derës së objektit të Qeverisë Kosovës, ku po tentojnë të hyjnë brenda.

Qytetarët janë dëgjuar duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “hajn”, derisa në dorë mbajnë parullat “krejt dhe shtrenjtë”, raporton Demokracia.com.

Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur parullën “me hajna nuk ka shtet”.

Në derën e objektit të Qeverisë janë parë edhe Policia e Kosovës, të cilët po tentojnë t’i ndalojnë protestuesit.

Protestuesit i kanë kërkuar Policisë që të futen brenda, në mënyrë që t’i kryejnë disa aksione, por kjo nuk ka ndodhur./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 13 Maj 2024