Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, duket të jetë nervozuar nga deklaratat e opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke e bërë edhe një reagim në lidhje me debatet e seancës së sotme.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka pretenduar se dy opozitarët kanë keqinterpretuar nocionin “overcoming the past” dhe “status questions”.
Megjithatë, Mihali në anën tjetër, ka dëshpëruar me gjuhën angleze duke e shkruar gabim fjalën “overcoming” dhe përcaktuesin “the”. Në vend të këtyre, ajo ka shkruar “overcomming” e “dhe”.
“Cirku Memli:Lumir ia nisi. Në sallë të kuvendit. Fjalimet e njëjta. Keqinterpretimet e njëjta mbi nocionin “overcomming dhe past” dhe “status questions”. Asnjë distancim nga e kaluara e shefave të tyre si rrjedhim dhe grupeve financiare nga vinë. Këtu dhe buron dembelia e tyre e mendimit dhe reflektimit.” – thuhet në postimin e saj.
Ndërkohë, mes tjerash Mihali ka thënë se opozita nuk mendon për Kosovën, por vetëm për përqindjet nëpër sondazhe.
Në fund, ajo ka shkruar: “U lodhën duke ndërruar kompanitë e konsulencës. Po, hiç. Asgjë”.