Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka komentuar ngërçin politik, duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se partia në pushtet është e zëshme për të mbetur aty. Ai ka shtuar se kjo parti ka shumë energji për të sulmuar secilin që i del dhe kërkon respektimin e Kushtetutës, ligjeve dhe procedurave.
“Kur në pyejte janë të drejtat kolektive, të drejtat e qytetarit nuk bëjnë zë”, ka thënë Miftaraj.
“Asnjë fjalë kundër “oligarkëve” që përfitojnë nga shtrenjtimi i rrymës. Asnjë fjalë për qytetarin që i rrezikohet mirëqenia nga shtrenjtimet me leje të qeverisë” ,ka thënë ai.
“Ama për të ruajtur interesat personale dhe grupit që përfaqësojnë, privilegjet që vijnë nga pushteti flasin në emër të popullit”, ka theksuar Miftaraj.