Lajme
Miftaraj: Shqipëria pret dikund 10 milionë turistë, Kosova 2 mijë ushtarë të KFOR-it
Demokracia
16:54 | 30 Qershor 2023

Share:

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka marrë shembull Shqipërinë, dhe raportet ndërkombëtare për të. Sipas një shkrimi të Euronews francez, 10 milionë turistë pritet të vijnë sivjet në Shqipëri, ndërsa në anën tjetër në Kosovë pritet të vijnë rreth 2 mijë ushtarë të KFOR-it.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se krejt kjo pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

“Sipas Euronews Francë sivjet Shqipëria pret dikund 10 milion turistë. Fluksi i turistëve në Shqipëri ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Është Euronews-i francez ai që i kushton një material të hollësishëm, këtij trendi që ka ardhur në rritje, që për Shqipërinë e ka cilësuar një bum turistik. Përderisa, Kosova deri me tani ka pranuar 700 ushtarë Turq të KFOR, me pritje legjitime që ky numër të shkoj deri 2000 ushtarë të KFOR”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme