Lajme
Miftaraj: Sa herë ndërrohen pushtetet realizohen aksione policore
Demokracia
12:16 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ehat Mifaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar aksionet e sotme të policisë së Kosovës në disa komuna.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sa herë kemi ndërrime të pushtetit, realizohen aksione të tilla të policisë, shkruan Demokracia.com.

“Sa here te ndrrohen pushtetet ne Kosove ka aksione si ky sot.

Me se shumti qe dalin ne pah jane ata prokurore apo Kryeprokuror qe jane te zhytur dhe duan vemendje, dhe zakonisht viktima jane disa zyrtare te nivelit mesatar”, shtoi Miftaraj.

Miftaraj theksoi se shpreson që ky aksion nuk është propagandë, me porosi dhe qëllime politike apo vëmendje.

“Te shpresojme se rasti i sotem nuk eshte nje nga keto aksionet propagande, me porosi, qellime politike, vemendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi eshte ekspert ne kete drejtim”, shkroi Miftaraj

Në fund të statusit ai po ashtu ironizoi me aksionin e fundit të policisë në Karaqevë, duke thënë se pas atij aksioni viktima ishin katër lopë, tri dele dhe dy keca.

Postimi i plotë i Miftarajt në Facebook:

Sa here te ndrrohen pushtetet ne Kosove ka aksione si ky sot.

Me se shumti qe dalin ne pah jane ata prokurore apo Kryeprokuror qe jane te zhytur dhe duan vemendje, dhe zakonisht viktima jane disa zyrtare te nivelit mesatar.

Te shpresojme se rasti i sotem nuk eshte nje nga keto aksionet propagande, me porosi, qellime politike, vemendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi eshte ekspert ne kete drejtim.

Super aksioni ne Karaçevë perfundoj me sukses, viktime e te cilit ishin kater lope, tre dele dhe dy keca. Poashtu demolim i disa barakave./Demokracia.com

Të ngjashme