Lajme
Miftaraj për sulmin ndaj të moshuarës: Trajtim çnjerëzor dhe sjelljet shtazarake
Demokracia
16:12 | 02 Nëntor 2022

Share:

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar për videon ku një infermiere përdor dhunë ndaj një të moshuare, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Miftaraj, shprehet i tronditur nda kjo ndodhi dhe e quan trajtim çnjerëzor dhe sjellje shtazarake e infermierës në fjalë.

Poashtu. ai thotë se të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje janë të dyshuar dhe bashkëfajtor në krim.

Postimi i plotë i Ehat Miftaraj:

Trajtimi çnjerëzor ndaj të moshuarës shpërfaq sjelljet shtazarake jo vetëm të infermierës që rrah të moshuarën por edhe dy të tjerave që qeshin dhe pajtohen me sjellje të tillë, përfshirë personin e katërtë që inxhizon!
Të gjithë janë të dyshuar si bashkë fajtor në krim dhe të gjithë duhet të përgjigjen penalisht!

Të ngjashme