Drejtori Ekzekutiv i Instituti Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas arsyetimit të qeverisë lidhur me shkuarjen e kosovarëve gjatë fundjavës në Shqipëri.
Miftaraj, ka shkruar në rrjetin social Facebook se, kafja shijon më shumë në bregdet, përcjell Dmeokracia.com.
Madje, ai ka thënë se arsyetimi i qeverisë lidhur me shkuarjen e kosovarëve gjatë fundjavës në Shqipëri, është i kot.
“Ama a flasim drejtë, kafja shijon më shumë në bregdet! E kur kafja pihet në Shqipëri, shpirti të kënaqet, e ndjen, e përjeton. E nëse flasim edhe më drejtë, arsyetimi i qeverisë kot fare, ama shumë kot bre. Ma mirë mos fol, e mos na ofendo inteligjencën”, ka shkruar Miftaraj.
Reagimi i tij vjen pasi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri nuk është shtuar për shkak të masave të vendosura nga qeveria kundër përhapjes së COVID-19.
Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:
Ama a flasim drejtë, kafja shijon më shumë në bregdet! E kur kafja pihet në Shqipëri, shpirti të knaqet, e ndjen, e perjeton!
E nëse flasim edhe më drejtë, arsyetimi i qeverisë kot fare, ama shumë kot bre. Ma mirë mos fol, e mos na ofendo inteligjencën.
P.S..Gruaja e mori pushim kete jave ne pune, me kalu vikendin disa dite ne bregdet, me shume per shkak te femijeve te vegjel, pasi u lidh edhe pushimi pranveror ne shkolle. Si qytetar e respektuam vendimin e qeverise. Njejte nuk vepruan edhe shume qeveritare. Kush e ka gabim, ne apo qeveritaret, ende e kemi enigme./Demokracia.com/