Lajme
Miftaraj: Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, VV-ja asnjë fjalë për Faruk Mujken
Demokracia
18:23 | 14 Korrik 2023

Share:

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, ka reaguar pas arrestimit të Faruk Mujkës së Vetëvendosjes dhe këshilltarit të ministrit Faton Peci.

Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur se Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, ky sipas tij, “standard i lartë dhe dëshmi e vullnetit politik”.

“Faruk Mujka i arrestuar. Asnje fjale nga Levizja VV. I njejti edhe pse i arrestuar, paga i ec. Standard i keq dhe mungese vullneti politik per te luftuar korrupsionin.” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, Miftaraj ka deklaruar si vijon: “Levizja VV duhet te deklarohet ose ne heshtje po na deshmon se luften kunder korrupsion e kane vetem per fushata elektorale”.

Postimi i plotë:

Çka është standard i dyfishtë dhe mungesë e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin manifestohet ne rastin Faruk Mujka.

Faton Peci minister nga Lista GUXO brenda oresh e liron nga detyra keshilltarin e tij te arrestuar per dyshimin se eshte perfshire ne korrupsion. Standard i larte dhe deshmi e vullnetit politik.

Faruk Mujka i arrestuar. Asnje fjale nga Levizja VV. I njejti edhe pse i arrestuar, paga i ec. Standard i keq dhe mungese vullneti politik per te luftuar korrupsionin.

Levizja VV duhet te deklarohet ose ne heshtje po na deshmon se luften kunder korrupsion e kane vetem per fushata elektorale.

Të ngjashme