Lajme
Miftaraj: Patriotizëm i rrejshëm, asnjë parti s’duhet ta përjashtojë Listën Serbe
Demokracia
20:40 | 23 Prill 2025

Share:

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se partitë politike po e luajnë kartën e patriotizmit, duke përjashtuar mundësitë për koalicion që çojnë në zhbllokimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, e vetmja rrugëdalje është debati politik mes Lëvizjes Vetëvendosje, si parti e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me partitë e tjera.

“Më 9 shkurt qytetarët votuan,. Partitë politike duhet ta kuptojnë se për 30 ditë kanë dalë në fushatë dhe nga 9 shkurti kjo parti politike ka pasur kohën e duhur për të gjetur zgjidhje për të bërë koalicion qoftë me partitë shqiptare, qoftë me parti në Kuvend për të pasur numrat për të votuar kryetarin e Kuvendit. Fatkeqësi është që e kanë marrë kartën e patriotizmit në dorë, duke filluar nga VV-ja pastaj po imitohet nga PDK, LDK, AAK e të tjera”, ka thënë ai në “Konfront”.

Miftaraj ka theksuar se nuk duhet të përjashtohet asnjë parti, madje as Lista Serbe.

“Duhet ta kuptojmë që jo vetëm VV-ja por çdo parti nuk duhet ta përjashtojë askënd nga mundësia për koalicion, përfshirë Listën Serbe. E kemi krijuar një realitet të ri ku Lista Serbe përjashtohet prej çdo alternative… Nëse e luajnë kartën e patriotizmit të rrejshëm ne mund të ulemi këtu me folë çdo gjë për Listën Serbe. Interes i shtetit është me bë institucione funksionale. Nuk mund ta largosh prej ekuacionit Listën Serbe”, u shpreh ai.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025