Lajme
Miftaraj: Pa marrë parasysh çfarë thotë pushteti, demokracia e liria e shtypit janë më keq sesa që kanë qenë
Demokracia
19:52 | 03 Maj 2022

Share:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ehat Miftaraj, ka hedhur kritika drejt Qeverisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike dhe kreu i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka kritikuar ekzekutivin për sa i përket nivelit të demokracisë dhe lirisë së mediave në Kosovë.

Ai ka thënë se niveli i demokracisë dhe liria e mediave janë më keq se në të kaluarën dhe për këtë ka kërkuar nga Qeveria që të reflektojë dhe assesi siç shprehet ai, të bëj përpjekje patetike për mashtrim të publikut.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Pa marr parasysh se çka thote pushteti sot, në një vit qeverisje dy shtyllat e shtetit si demokracia dhe liria e shtypit janë më keq se sa kanë më herët!

Koha për reflektim, e asesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut. /Demokracia.com/

Të ngjashme