Lajme
Miftaraj: Me paratë e shtetit, partitë politike i paguajnë edhe dënimet për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore
Demokracia
16:52 | 08 Shkurt 2021

Share:

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se partitë politike të gjitha gjobat gjatë fushatës zgjedhore i paguajnë me paratë e shtetit.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se me paratë e shtetit, partitë politike i paguajnë shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë këtu edhe gjobat e shqiptuara për shkeljen e Ligjit anti-COVID.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka thënë se gjobat paguhen direkt nga partitë, por indirekt këto shpenzime i mbulon qytetari i thjeshtë.

“Shteti çdo vit ndan mbi 4 milionë Euro për financimin e partive politike. Nga këto mjete partitë politike financojnë edhe fushatat gjatë zgjedhjeve lokale dhe qendrore. Nga këto mjete financiare që paguhen nga taksat e qytetarëve, partitë politike i paguajnë edhe dënimet për shkeljet që i bëjnë gjatë fushatës parazgjedhore. Me këtë logjike, që nga fillimi i fushatës le të themi se çdo parti politike është dënuar se paku 20 herë nga 2000 euro, për shkeljen kornizës ligjore të COVID-19, dhe nëse te njëjtat i kanë paguar këto gjoba pa shfrytëzuar të drejtën e pagesës përgjysmë si e përcakton Ligji për Kundërvajtje, i bie që një parti politike ka paguar gjoba deri 40.000 Euro. E kur partitë politike te mëdha nga taksapaguesit paguhen çdo vit deri 1 milion Euro, atëherë gjoba prej 40 mije Euro është një hajgare e qe direkt gjobën e paguan partia, e indirekt shpenzimet i mbulon qytetari i thjeshtë”, shkruan Miftaraj, përcjell Demokracia.com.

Reagimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Financimi i partive politike nga buxheti i shtetit dhe Pandemia COVID-19!

Shteti cdo vit ndan mbi 4 milione Euro per financimin e partive politike.

Nga keto mjete partite politike financojne edhe fushatat gjate zgjedhjeve lokale dhe qendrore.

Nga keto mjete financiare qe paguhen nga taksat e qytetareve, partite politike i paguajne edhe denimet per shkeljet qe i bejne gjate fushates parazgjedhore.

Me kete logjike, qe nga fillimi i fushates le te themi se cdo parti politike eshte denuar se paku 20 here nga 2000 euro, per shkeljen kornizes ligjore te COVID-19, dhe nese te njejtat i kane paguar keto gjoba pa shfrytezuar te drejten e pageses pergjysme si e percakton Ligji per Kundervajtje, i bie qe nje parti politike ka paguar gjoba deri 40.000 Euro.

E kur partite politike te medha nga taksapaguesit paguhen cdo vit deri 1 milion Euro, atehere gjoba prej 40 mije Euro eshte nje hajgare e qe direkt gjoben e paguan partia, e indirekt shpenzimet i mbulon qytetari i thjeshte.

Po cka fiton qytetari nga partite politike gjate ketyre zgjedhjeve.

Ne rastin me te mire e merr virusin Korona dhurate, nga i cili do te kete probleme shendetesore, shpenzime per kurimin e kesaj semundje qe shkon nga disa dhjetera Euro, ne raste te caktuara qindra Euro e jo rralle edhe mijera Euro.

Ne skenarin me te keq, edhe e paguan me ate qe cdo shtet e ruan dhe e mbron me Kushtetute si vlere te pazevendesueshme si eshte jeta e njeriut.

Ne kete drejtim te gjitha partite politike pa dallim qe po e cenojne rende shendetin publik te qytetareve, duke mos respektuar masat lidhur me parandalimin e pandemise COVID-19, mund te iu themi se jane shenderruar ne vrases te qytetareve te ketij vendi.

Me 14 shkurt 2021, me siguri se do te kemi me pak votues edhe per shkak te vdekjeve potenciale te shkaktuara nga fushatat parazgjedhore te partive politike. /Demokracia.com/

Financimi i partive politike nga buxheti i shtetit dhe Pandemia COVID-19!

Shteti cdo vit ndan mbi 4 milione Euro per…

Posted by Ehat Miftaraj on E hënë, 8 Shkurt 2021

Të ngjashme