Lajme
Miftaraj: Me marrëveshjen e re policia për çdo veprim në veri duhet të koordinohet me KFOR-in
Demokracia
10:35 | 12 Korrik 2023

Share:

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar marrëveshjen e Qeverisë me BE-në për të deeskalimit të situatës në veri të vendit.

Ai ka bërë me dije se nga kjo marrëveshje do të përfitojë Kosova, por do t`i ketë edhe disa pasoja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se me këtë marrëveshje Policia e Kosovës para ndërmarrjes se çdo veprimi duhet të koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Nëse deri sot FSK është dashur te marr leje nga KFOR per te shkuar ne veri, nga neser Policia e Kosoves para ndermarrjes se çdo veprimi duhet te koordinohet me KFOR dhe EULEX. Natën e mirë dashamirë të sundimit te ligjit dhe shtrirjes se sovranitetit”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, përfitimet më të mëdha për Kosovën do të jenë anulimi i masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

“Çka fiton Kosova? 1. Nuk do të jetë lajm në mediat ndërkombetare se eshte vend qe cenon paqen, stabilitetin dhe sigurine ne rajon. 2. Masat/sanksionet e BE dhe ShBA anulohen. 3. Policët tanë shembullore mund t’i kthehen jetës normale me familjarët e tyre”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme