Lajme
Miftaraj: Ku është shpjegimi nga Sveqla e Murati për 300 mijë litra vaj pa dokumentacion të Kosovës?
Demokracia
19:53 | 13 Mars 2022

Share:

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj,  ka shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e shpjegimit për kapjen e 300 mijë litra vaj pa dokumentacion të Kosovës.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Hekuran Murati dhe Xhelal Sveqla, duhet të dalin konferencë për media për ta shpjeguar, siç ka thënë ai, këtë skandal, përcjell Demokraica.com.

“Ministra, Hekuran Murati dhe Xhelal Sveqla, si shpjegohet kjo? A do kemi ndonjë konference për media për këtë skandal? A do e informoni publikun se si ka mundur të ndodh kjo? Apo konferencat për media i keni vetëm kur te keni suksese të këtyre institucioneve?”, ka pyetur Miftaraj.

Postimi i plotë:

Kurioz me ditë se si ka mundësi që një shtet me institucione efikase, profesionale dhe me Integritet si Doganat, ATK dhe Policia e Kosovës, të kontrabandohen mbi 300 mijë litra vaj pa dokumentacion në Republikën  e Kosovës.

Ministra, Hekuran Murati dhe Xhelal Sveqla, si shpjegohet kjo?

A do kemi ndonjë konference per media për këtë skandal?

A do e informoni publikun se si ka mundur të ndodh kjo?

Apo konferencat për media i keni vetem kur te keni suksese të ketyre institucioneve?/Demokracia.com/

Të ngjashme