Lajme
Miftaraj: KFOR-i nuk rri kujdestar në Facebook dhe të shikojnë çka shkruajnë deputetët e LVV-së
Demokracia
14:02 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtesi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kritikuar KFOR-in.

Përmes postimi në “Facebook”, Miftaraj këtë deklarim e bëri për shkak të gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës, duke thënë se as KFOR-i e as NATO nuk rrinë në Facebook dhe t’i lexojnë  kërkesat e politikanëve.

“As KFOR as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook ose media tona me i lexu dhe filtru kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të VV. Qëndrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it. Një parti politike serioze në tema serioze që prekin sigurinë nacionale i trajton përmes rrugëve institucionale”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

As KFOR as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook ose media tona me i lexu dhe filtru kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të VV.

Qëndrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it.  Një parti politike serioze në tema serioze që prekin sigurinë nacionale i trajton përmes rrugëve institucionale.

Të ngjashme