Lajme
Miftaraj i reagon Maqedoncit: Mos rreni dhe mashtroni në emër të shteteve të BE-së apo NATO-s
Demokracia
17:30 | 16 Prill 2025

Share:

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi doli se ministri në largim, Ejup Maqedonci ka gënjyer në emër të Bullgarisë në lidhje me marrëveshjen trilaterale.

Miftaraj në një shkrim në Facebook, ka thënë “mos rreni dhe mashtroni në emër të shteteve të BE-së apo NATO-s”.

“Ministri nuk duhet me rrejtë, nuk duhet me mashtru.

Po pasi rrenën dhe mashtrimin e keni profesion dhe në ADN, atëherë rreni për tema që janë me pak të dëmshme.

Mos rreni dhe mashtroni në emër të shteteve të BE apo NATO-s” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Maqedonci kishte thënë:

Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale, mirëpo besoj plotësisht që edhe vende të tjera të rajonit, sidomos ato që ndajnë vlerat e përbashkëta me ne dhe që ndajnë normalisht edhe interesa të përbashkëta, sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, do të bashkëngjiten në këtë marrëveshje, le të themi në këtë deklaratë, e cila, edhe njëherë po e theksoj, gjithmonë synim ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë”.

Të ngjashme