Lajme
Miftaraj i reagon Kusari-Lilas: Po mbanë moral personi që ka aktakuzë aktive për korrupsion
Demokracia
10:16 | 21 Mars 2021

Share:

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas deklaratës së Mimoza Kusarti-Lilas, e cila tha se korrupsioni ka penguar investimet e huaja në Kosovë.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Mimoza Kusari-Lila ka aktakuzë aktive për korrupsion që kur ka qeverisur bashkë me PDK-në dhe LDK-në, përcjell Demokracia.com.

“E akuzuar për korrupsion, ka pas pozita ekzekutive, edhe te ministrit për çka edhe akuzohet, plus te mban moral për korrupsion dhe investime te huaja. Jeto ëndrrën tende në Kosovën tonë të bukur, ku e duron edhe një të akuzuar për korrupsion me fitu të drejtën me përfaqësu popullin në Kuvend, edhe me na tregu se korrupsioni po e pengon të ardhmen tonë”, ka shkrua Miftaraj.

Kujtojmë se Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për medie ka thënë se problemi kryesor pse janë larguar investitorët kanë qenë korrupsioni dhe burokracia.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Mimoza Kusari-Korrupsioni ka penguar investimet e huaja ne Kosove.

Mimoza Kusari- Ka aktakuze aktive per korrupsion kur ka qeverisur bashke me PDK dhe LDK.

Deklarate patetike, ta ofendon inteligjencen.

E akuzuar per korrupsion, ka pas pozita ekzekutive, edhe te ministrit per çka edhe akuzohet, plus te mban moral per korrupsion dhe investime te huaja.

Jeto endrren tende ne Kosoven tone te bukur, ku e duron edhe nje te akuzuar per korrupsion me fitu te drejten me perfaqesu popullin ne Kuvend, edhe me na tregu se korrupsioni po e pengon te ardhmen tone.

Shfrytezo sistemin ne maksimum!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158097336288601

Të ngjashme