Lajme
Miftaraj: Edhe dy ose tre adresime të Gërvallës dhe qytetarët e Kosovës do ta përjetojnë Evropën si azilantë
Demokracia
21:26 | 10 Korrik 2021

Share:

Edhe Ehat Miftaraj i ka reaguar ministres Gërvalla, duke thënë se adresimet po i bën për kalkulime politike.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka hedhur akuza ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pas deklaratës së saj të fundit.

Ai thotë se  “edhe dy ose tre adresime të Ministrës së Punëve të Jashtme dhe qytetari i Kosovës, Evropën do ta përjetojë vetëm si azilant apo refugjat përmes rrugëve ilegale”.

“Kur politika e jashtme, liberalizimi i vizave dhe promovimi i interesave shtetërore të Republikës së Kosovës kalkulohen për një grusht vota për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, është EGO për pushtet e asesi për mireqënie të qytetarit. Edhe dy ose tre adresime të Ministrës së Puneve te Jashtme dhe qytetari i Kosoves, Evropen do ta perjetoj vetem si azilant apo refugjate permes rrugeve ilegale”, shkruan Miftaraj.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Gërvallës në Forumin e Dubrovnikut, ku tha se nuk duhet ta fajësojmë BE-në për gabimet tona.

Të ngjashme