Lajme
Miftaraj e quan aktivist Kurtin: Fëmija juaj a preket nga greva?
Demokracia
15:26 | 25 Shtator 2022

Share:

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka pyetur kryeministrit, Albin Kurti, se a preket fëmija i tij nga greva në sistemin e arsimit.

Miftaraj e ka quajtur Kurti aktivist dhe për të cilën më me rëndësi janë zgjedhjet e brendshme në LVV.

“P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmen keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim”, ka shkruar ndër të tjerash Miftaraj.

Shkrimi i tij i plotë:

Sipas aktivistit Kurti së paku edhe këtë javë sdo ketë mësim.

Me rëndësi që aktivisti Kurti dhe kandidatët e tij të preferuar të fitojnë në zgjedhjet e brendshme në LVV, duke ndërtuar një koncept të ri të demokracisë, made in Kosova!

Një pyetje legjitime për aktivistin Kurti, fëmija juaj a preket nga greva?

Moto “Duaje tënden” po ka kuptim të plotë nën qeverisjen e aktivistit Kurti.

P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmën keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim.

Të ngjashme