Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.
Pas kësaj ka reaguar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),Ehat Miftaraj duke bërë një krahasim të Vetëvendosjes sa ishte në opozitë dhe tani që po qeverisë vendin.
“LVV në opozitë i vizitonte minatorët grevistë në miniera dhe i arsyetonte me të drejtë kërkesat e tyre.
LVV në pushtet në vitin 2023, largon nga puna krerët sindikal në shenjë hakmarrje pse minatoret kanë hyrë në grevë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Ndërmarrja Trepça largon përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë!
LVV në opozitë i vizitonte minatorët grevistë në miniera dhe i arsyetonte me të drejtë kërkesat e tyre.
LVV në pushtet në vitin 2023, largon nga puna krerët sindikal në shenjë hakmarrje pse minatoret kanë hyrë në grevë.
Taman parti e majtë, taman parti e “popullit dhe për popullin”.
Çfarë regresi i demokracisë.