Lajme
Mifaraj për simpoziumin ku po merr pjesë Kurti: “Ide Majtiste”, “humbje kohe”
Demokracia
18:40 | 17 Korrik 2023

Share:

Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka treguar për një ftesë që vite më parë e kishte marrë nga “Symi Sympozium”, ngjarje që çdo vit mbahet në Greqi.

Atje edhe këtë vit po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit.

E për rëndësinë e ngjarjes ku po merr pjesë Kurti, Miftaraj ka treguar që vite më parë e kishte marrë një ftesë të tillë.

Por atë kohë ishte hulumtues në IKD dhe përgjigja e institutit ndaj tij ishte që “nuk është organizim i rëndësishëm”, duke iu referuar edhe ideve që përfaqëson.

Rrjedhimisht, Miftaraj thotë se e kishin dërguar në një ngjarje më të rëndësishme – një konferencë në Tiranë.

Postimi i Miftarajt në Facebook:

Symi Sympozium ma paten dergu nje here nje “ftese” para disa viteve, sa isha hulumtues ne IKD. Nje here mendova se eshte email SPAM.  Pasi e verifikova thash hajt te shkoj ne Greqi nje jave, dielli i mire, koha e mire dhe kerkova leje nga menaxhmenti ne IKD, dhe pergjigja ishte:

“Shume me i dobishem je ne IKD me punu nje jave ne ndonje hulumtim lidhur me luftimin e korrupsionit se sa me humb kohen ne nje simpozium me ide majtiste ku mund te iluminohesh me ndonje propozim per themelimin e naj fondi sovran ne kundershtim me parimet e Kushtetutes”.

Si perfundim me derguan ne Tirane ne nje konference tjeter me te rendesishme.

Të ngjashme