Middlesbrough që vjen nga Liga e Dytë e futbollit anglez, ka eliminuar sonte nga FA Cup Manchester Unitedin dhe atë në “Old Trafford”, transmeton Demokracia.com.
Manchester Unitedi që në këtë takim kishte hyrë si favorit i madh nuk ia ka dal duke i zhgënjyer tifozët e shumtë në stadium.
Se kjo do të jetë një natë e keqe dëshmoi qysh në fillim kur Ronaldo dështoi të shënojë nga penalltia. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1 ndërsa vazhdimet nuk sollën gol për të shkuar në penallti.
Nga pika e bardhë më të suksesshme ishin mysafirët që shënuan fitore me rezultat 7-8. Figura tragjike ishte i riu Elanga që dështoi në penalltinë e fundit. /Demokracia.com