Auto&Tech
Microsoft tani ju lejon të testoni aplikacionet Android në Windows 11
Demokracia
20:46 | 27 Tetor 2021

Share:

Microsoft ka lansuar “versionin paraprak” të mbështetjes së aplikacioneve të tij Android në Windows 11. Versioni është i disponueshëm për testuesit në versionin Beta Channel të Windows 11, që do të thotë se do të duhet të zgjedhësh programin Windows Insider për të pasur qasje.

Microsoft ka bashkëpunuar me Amazon, kështu që Microsoft Store do të listojë aplikacionet, por do t’ju dërgojë në aplikacionin e Appstore të Amazon për t’i instaluar ato si dhe për t’i përditësuar.

Kjo gjithashtu ndihmon në instalimin e një nënsistemi Windows për Android, që është teknologjia thelbësore që fuqizon aplikacionet Android që ekzekutohen në Windows 11, shkruan The Verge përcjellë Demokracia.

Aplikacionet ekzekutohen në një mënyrë efektive në një makinë virtuale, të përfshira në botën e tyre, por në gjendje të qëndrojnë krah për krah me aplikacionet e tjera të Windows./Demokracia.com/

Të ngjashme