Sport
Mici: Prishtina e dënuar të fitoj ndaj Dritës
Demokracia
21:51 | 12 Maj 2022

Share:

Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Dritës së Gjilan të dielën, sfidë e cila luhet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë, e parafundit për këtë kampionat është me rëndësi të madhe për Prishtinën teksa synohen pikët e plota për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës. Prishtina në këtë edicion është përballur me probleme të shumta, gjithsesi skuadra është e motivuar për të “luftuar” për ngjyrat “bardhekaltër” deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Prishtina momentalisht “stacionohet” në pozitën e pestë me 48 pikë të tubuara kurse Drita ndodhet e treta me 58 sosh.

Për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, para ndeshjes ndaj Dritës ka folur mbrojtësi Gledi Mici.

?????̈???? ??̈? ?????̈? ??? ??????? ??̈? ???????? – Është një ndeshje e vështirë pasi që dihet se Drita e ka një ekip shumë cilësore, por ne jemi të “dënuar” për të fituar patjetër.

????????? ??̈ ???? – Atmosfera në ekip është e mirë pasi të gjithë lojtarët po mundohen të jenë sa më pozitiv dhe profesionist. Kemi shumë probleme, por do të mundohemi që të gjithë ta japim maksimumin.

??????? ??̈? “??????” – Kërkojmë mbështetjen e tyre. Vetëm ata mund të na japim forcë shtesë në këtë situatë që ndodhet klubi. /Demokracia.com

Të ngjashme