Lajme
Michel përmend raportin mes Kosovës dhe Serbisë: Konfliktet nuk janë problem vetëm i tyre
Demokracia
15:34 | 05 Tetor 2023

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përmendur agresionin në Banjskë të Zveçanit, në Granada të Spanjës, sot në hapjen e Komunitetit Politik Evropian.

Ai tha se kjo platformë e shteteve evropiane ka një rol në uljen e konflikteve dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre, duke përmendur Kosovën dhe Serbinë, si dhe konfliktin e fundit në Nagorno-Karabakh, mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

“Sepse konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt”.

“Ato janë problem për rajonin dhe për kontinentin tonë dhe ne duhet ta përdorim këtë platformë të bashkuar për të ndërtuar më shumë besim, më shumë besim mes nesh, më shumë paqe, më shumë stabilitet”, ka thënë Michel./Klankosova.tv

Të ngjashme