Lajme
Michel: Bisedat për anëtarësim duhet të nisin sa më shpejt, Shqipëria i ka përmbushur kushtet
Demokracia
13:22 | 20 Maj 2022

Share:

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, nënvizoi se duhet t’i jepen energji të reja procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke shtuar se vendi i ka përmbushur kushtet e parapara për këtë proces.

“Duhet mënyra novative për të krijuar stimuj të ri për reformat dhe të përshpejtohet integrimi evropian. Po bëjmë përshpejtimin e integrimit dhe të mos presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim. Në qershor do të jetë takimi Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim. Bisedat për anëtarësim duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur”

Deklarata u bë sot në konferencën e përbashkët për shtyp mes presidentit të KiE dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë.

Charles Michel ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare./TVKlan

Të ngjashme